Kosova

Javën e ardhshme, dy seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës  

Kuvendi do të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme javën e ardhshme. Deputetja e Partisë Social-Demokrate, Shqipe Pantina, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka njoftuar se më 5 dhe 6 mars do të mbahen seancat e jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës.

Sipas saj, në seanca do të diskutohet për shpenzimet e kremtimit të përvjetorit të pavarësisë dhe për funksionalizimin e KQZ-së. “Qeveria duhet të japë llogari se si i ka shpenzuar mjetet.

Propozuesit kanë propozuar që grupet parlamentare të hartojnë një rezolutë. Për keqpërdorime të tilla, dikush duhet të japë përgjegjësi, po ashtu edhe dorëheqje.

Kërkesa e dytë është funksionalizimi i KQZ-së, për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, që është përgjegjësi e presidentit. Kërkesa jonë është që të thirren seanca të rregullta çdo të enjte, e jo më shumë se 10 pika”, ka thënë Pantina.