Futbolli Shqiptar në Zvicër

Edhe Dardania Basel me lojë vëllazërore në Kosovë

Skuadrat shqiptare të Zvicrës, përkundër kushteve të mira, kanë vendosur që si gjithmonë të shkojnë në Kosovë dhe të zhvillojnë edhe disa ndeshje vëllazërore, ku rezultati është në plan të dytë, shkruan albinfo.ch.

Njëra ndër to është Dardania Basel, që do të luajë miqësore me Arbërinë në Kosovë.

“Është një nder i madh për ne të luajmë kundër një ekipi që garon në Ligën e Parë të Kosovës, një ekip me traditë, një ekip shumë mirë i organizuar, një ekip më një shikueshmëri të madhe dhe me një atmosferë të zjarrtë, një klub me një trajner profesional si Emin Bajrami”, thuhet në njoftimin e skuadrës shqiptare të Zvicrës.