Lifestyle

Dua Lipa, fytyra e re e “Pepe Jeans”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk di të ndalet.

Pas marrjes së çmimeve prestigjioze “Grammy Awards” dhe “BRIT Awards”, Lipa tani është pjesë e kampanjës së brendit të njohur të xhinseve “Pepe Jeans”, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch.

Ajo është zgjedhur fytyra e re zyrtare e këtij brendi.

Këngëtarja 23-vjeçare ka bërë të ditur këtë bashkëpunim përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.

“E mahnitur që po ju njoftoj se jam fytyra e re e Pepe Jeans”, ka shkruar Lipa në Instagram.