Uncategorized
“Roche” e blen një kompani amerikane të barnave
Gjiganti farmaceutik zviceran “Roche” ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje prej 4.3 miliardë dollarësh për të blerë Spark Therapeutics, një grup amerikan i specializuar në zhvillimin e barnave të terapisë gjenetike.
“Roche” tha të hënën se marrëveshja u miratua nga bordet e të dy kompanive, duke ofruar 114.50 dollarë për aksion.
E themeluar në vitin 2013, Spark Therapeutics specializohet në terapitë gjenetike, një segment të ri dhe në rritje të mjekësisë, për sëmundjet gjenetike, siç janë verbëria, hemofilia dhe sëmundjet neurodegjenerative.
Luxturna, trajtimi i saj për një çrregullim të trashëguar të retinës që mund të shkaktojë verbëri, ishte terapia e parë e gjeneve që duhej të miratohej nga autoritetet shëndetësore amerikane në 2017, tha “Roche”.
Trajtimi u miratua edhe vitin e kaluar nga Bashkimi Evropian.
“Si e vetmja kompani bioteknologjike që ka komercializuar me sukses një terapi gjenetike për një sëmundje gjenetike në SHBA, ne kemi ndërtuar kompetenca të pakrahasueshme në zbulimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e ilaçeve gjenetike”, citohet të ketë thënë CEO i Spark Therapeutics Jeffrey D. Marrazzo, përcjell albinfo.ch.
“Por nevojat e pacientëve dhe familjeve që jetojnë me sëmundje gjenetike janë të menjëhershme dhe nevojat e tyre janë të mëdha.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë