Shkurt.ch

Rekord: Janë shitur 9 milionë iPhone për 3 ditë

"Ky është fillimi më i mirë që kishte iPhone deri më sot", ka thënë drejtori i Apple-s, Tim Cook

Apple, kompania me të ardhurat dhe fitimet më të larta në botë ka njoftuar se për 3 ditë janë shitur një total prej 9 milionë telefonash të dy modeleve më reja të iPhonave 5s dhe 5C.

“Nëntë milionë iPhone janë shitur në tri ditët e para”, tha drejtori i Apple-s, Tim Cook . “Ky është fillimi më i mirë që kishte iPhone deri më sot” , tha ai.

Apple ka shitur 4 milionë kopje të IPhone 4S ndërsa të iPhone5 kishte shitur 5 milionë kopje po ashtu në të njëjtën periudhë.

Apple nuk ka dhënë statistika për shitjet e veçanta të modelit 5s dhe 5C.

Dy modele – 5S dhe 5C  të premten e kaluar janë lëshuar në shitje  në mbarë botën. Magazina amerikan “Times” ka njoftuar  se në disa shtete të Amerikës modeli 5S është shitur brenda 24 orëve.

Në faqen e Apples çmimi i Iphone 5S (pa kontratë) ishte: për  modelin16GB – 649 $, për 32GB  – 749 $ dhe për  64GB – 849 $. Për simfree iPhone 5C (pa kontratë) çmimet janë:  për modelin 16GB – 549 $ dhe për 32GB 649 $.