Integrimi

Takime informative mbi bashkimin familjar

Takimet e ardhshme informative për bashkimin familjar mbahen më 22 tetor 2013 dhe më 29 prill 2014

Qendra Kompetente për integrim e Bernës së bashku me shërbimet administratës së qytetit dhe me organizata të tjera organizon mbledhje informative, punëtori dhe kurse të ndryshme.

Informimi që bëjnë Qendra e përmendur dhe organizatat tjera u drejtohen personave që jetojnë në qytetin e Bernës dhe dëshirojnë që familjarët e tyre (fëmijët, bashkëshorti, bashkëshortja, prindërit) t`i sjellin nga jashtë vendit në Zvicër. Po ashtu aktivitetet e këshillimit janë menduar edhe për personat tjerë, që duan të ndihmojnë ata që planifikojnë bashkimin e familjes, në qytetin e Bernës.

Në këto takime jepen informacione në lidhje me të drejtën e të huajve, me marrëveshjen për lëvizjen e lirë, me integrimin e personave që vijnë si rezultat i bashkimit familjar. Objekte të këtyre takimeve janë çështjet si: Cilat kritere juridike duhen plotësuar për bashkimin familjar; sa të larta duhet t`i kem të ardhurat për ta sjellë familjen time në Zvicër; ku mund të gjej kurset e përshtatshme të gjuhës për familjen time; si mund ta mbështes familjen time që ajo të ndjehet mirë në Zvicër; çfarë letrash më nevojiten për tu martuar me një shtetas/e të huaj.

Në aktivitetet e përmendura informative përgjigjet për këto dhe pyetje tjetra do t`i japin persona kompetentë nga shërbimi për qytetarët, ai për integrim, policia për të huaj dhe qendra profesionale për integrim.

Pjesëmarrja në këto takime është pa pagesë, paralajmërimi nuk është i domosdoshëm dhe informimi bëhet në gjuhën gjermane. Ata që kane nevoje për përkthim në ndonjë gjuhë tjetër mund ë drejtohen, më së paku një javë para takimit në adresën elektronike: [email protected]; ose numrin e telefonit: 031 321 60 36.

Aktivitetet e ardhshme informative për bashkimin familjar mbahen më 22 tetor 2013 dhe më 29 prill 2014.