Muzikë

Anulohet koncerti i Nicki Minajt

Për shkak të problemeve teknike, këngëtarja Nicki Minaj ka marrë vendim për anulimin e një prej koncerteve të para të saj të turneut evropian.

Ajo për këtë shkak nuk do të këndojë në Sllovaki. Ajo ka thënë se energjia ishte e pamjaftueshme në stadiumin në Bratislavë për t’i plotësuar nevojat e teknologjisë së lartë të nevojshme për zhvillimin e koncertit.

“Pasi pritën për disa orë, u përpoqën të ishin mirëkuptues. Organizatorët më njoftuan se energjia elektrike ishte e pamjaftueshme për të furnizuar ashensorët skenikë, dritat, t’i lëvizte mbështetëset, objektet dhe gjithçka tjetër që ishte e nevojshme për zhvillimin e koncertit”, ka shkruar ajo në Instagram.