Shkurt.ch

5 milionë kilometra me Volvo rreth botës

Irv Gordon ka shpenzuar shumë kohë në makinën e tij. Madje aq shumë saqë ka kaluar afërisht pesë milionë kilometra me të njëjtën veturë. Ose 120 herë rreth e rrotull botës

Irv Gordon ia ka arritur qëllimit. Më 18 shtator 2013 amerikani me veturën Volvo P1800 ka përfunduar udhëtimin më të gjatë në botë me rreth 4.83 milionë kilometra. Volvo e Gordonit ka kaluar kilometrazhin më të gjatë të njohur ndonjëherë nga veturat. Në vendin e dytë vjen vetura e tipit “Mercedes”. 

Një shofer grek taksie kishte kaluar 4,6 milionë kilometra. Mercedesi me kilometra rekord ka zënë vend në Muze që nga viti 2004.

74-vjeçari, Irv Gordon, ka kaluar afërsisht 4.8 milionë kilometra me të njëjtën makinë. Për amerikanët është fjala për një moment unik në historinë e automobilave. Volvo P1800 ishte prodhim i vitit 1966. Mësuesi në pension, Irv Gordon, e kishte blerë Volvonë në Islandë. Që nga viti 1998 Gordon mban edhe rekordin botëror për udhëtimin e tij me më shumë kilometra me një automjet jokomercial.

“Për mua kjo nuk ka lidhje me kilometra, por me miqësi që kam krijuar gjatë udhëtimit nëpër botë”, tha Gordon.