Ekspozita
Ekspozita e Agata Çettës hapet në Mynih
Hapet ekspozita “Rijetësimi Ilir” në ambientin e konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Mynih.
Në ambinetin e konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Mynih, është hapur ekspozita personale e artistes Agata Çetta “Rijetësimi Ilir” me rastin e kremtimit të 11 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Artistja u paraqit me 13 grafika të teknikës akuatintë dhe 11 pjatave nga argjila në kombinim me filigran, që është një ndër artizanatet më të dalluara shqiptare, shkruan Kultplus, përcjell Albinfo.ch.
Agata Çetta, sot në ekspozitën e saj “Rijetësimi Ilir” na vjen me një opus të begatshëm ku zgjon interesimin e secilit artdashës”, tha konsulli Afrim Nura, gjatë mbajtjes së fjalimit të tij.
Ai përmendi edhe rëndësinë e trashigimisë tonë shumë të pasur kulturore, si një ndër elementet thelbësore për dëshmimin e rrënjëve tona. Sipas kuratorit të kësaj ekspozite, Adem Dermaku- artist, këto dy teknika të ndryshme, këtu kanë të përbashkët temën dhe tonalitetin e ngjyrave, e cila është urë lidhëse në mes të kaluarës dhe të sotmes si një dëshmi për identitetin e një populli.
“Në pjatat e argjilës, Agata tregon një pedantizëm të sofistikuar për të paraqitur bukurinë e lashtë ilire qysh prej periudhës parahistorike, të inspiruar nga disa artefakte më unike në territorin e Kosovës. Ndërsa në grafika paraqet një shprehje ekspresive të natyrës, ku ka një liri të vijës dhe formës abstrakte, si reflektim i harmonisë në univers dhe mesazh për prezervimin e saj nga elementet dëmtuese” vazhdon kuratori.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane