Kosova
Rriten pensionet, pensionistët të pakënaqur
Dorëlirë me rritje të pagave të veta, por jo edhe me pagesën e pensionit, po i vlerësojnë pensionistët qeveritarët.
Derisa kanë marrë pagesën me rritje, ata kanë thënë se përkundër rritjes, në total shuma që marrin mbetet përsëri e ulët, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Mehdi Gashi, për më shumë se 30 vjet, kishte punuar në trafikun urban në kryeqytet, dhe thotë se pensioni nuk i mjafton as për gjërat elementare. E të tjerët thonë se kjo rritje ka qenë e domosdoshme, por jo e mjaftueshme, pasi të moshuarit kanë shumë kërkesa.
Ndryshe, ata që deri më tani kanë marrë nga 75 euro, nga ky muaj, do të marrin nga 90 euro. Të harruar nga shteti po e konsiderojnë vetën familjet të cilat varen nga asistenca sociale. Ministri i Punës Skënder Reçica, ka thënë se brenda mundësive buxhetore, do të vazhdojnë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë e tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra