Lifestyle
Vdes Peter Tork, muzikant i grupit “The Monkees”
Ka vdekur në moshën 77-vjeçare Peter Tork, muzikanti më i famshëm i kohës së tij me grupin e adoleshentëve “The Monkees” në vitet 1960. Vdekja e tij u njoftua nëpërmjet faqes së tij zyrtare në median sociale, ndonëse nuk është përmendur asnjë arsye.
Në vitin 2009 Tork u diagnostikua me një kancer të rrallë, megjithatë dukej se ai kishte arritur ta merrte veten. “The Monkees” u krijuan për një spektakël televiziv, një lloji versioni amerikan i “The Beatles”, por këngët e tyre bënë jehonë edhe përtej këtij programi, që u shfaq nga viti 1966 deri në 1968, përcjell albinfo.ch.
Grupi zhvilloi disa turne pasi përfundoi programi televiziv, duke performuar këngë si “I’m a Believer”, “Last Train to Clarksville” dhe “Daydream Believer”. Tork, i lindur në vitin 1942, ishte pianisti dhe kitaristi i grupit.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit