Bota
Gjermania nuk i ka trenat e saktë, por pasagjerët kompensohen
Rreth 2.7 milionë pasagjerë kanë bërë një kërkesë për vonesat në vitin 2018 - 50 për qind më shumë se në vitin 2017, sipas shifrave të reja
Operatori më i madh hekurudhor i Gjermanisë, Deutsche Bahn (DB), pagoi 53.6 milionë euro kompensim për klientët vitin e kaluar, sipas një zëdhënëse të DB-së – një rritje e madhe nga 34.6 milionë euro që u rimbursohej për pasagjerët në vitin 2017 ose dyfishi i atij të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Më shumë udhëtarë se kurrë janë duke kërkuar kompensim për shkak të trenave të vonuar, raporton DPA.
Rreth 2.7 milionë pasagjerë kanë bërë një kërkesë për vonesat në vitin 2018 – 50 për qind më shumë se në vitin 2017, sipas shifrave të reja, shkruan “The Local”.
Shuma mesatare e kompensimit është gjithashtu në rritje: ajo ishte 20 euro më 2018, krahasuar me 19 euro në vitin paraprak.
Shumë kompani hekurudhore janë të përfshirë në sistemin e kompensimit, jo vetëm Deutsche Bahn (DB). Megjithatë, pjesa më e madhe e shumës është e lidhur me trenat në distanca të gjata, të cilat pothuajse ekskluzivisht drejtohen nga kompania shtetërore, transmeton tutje albinfo.ch.
Çdo i katërti tren me distanca të gjata ishte vonuar në vitin 2018.
DB ka thënë se situatat e ndryshme kanë ndikuar në vonesat e trenave dhe nuk ishte në duart e tyre, si stuhitë, shiu i madh, rrufetë dhe thatësira verore.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët