Lifestyle
Aktorja Theron nuk mburret me fëmijërinë e saj
Aktorja e Hollywoodit, Charlize Theron, ka rrëfyer disa detaje të jetës së saj si fëmijë. Ajo ka thënë se është rritur duke fshehur historinë e vrasjes së të atit nga nëna.
Aktorja ka thënë se nuk mund të mburret me një fëmijëri të lumtur dhe të kujdesshme. Babai i saj pinte alkool, ishte i dhunshëm, dhe bashkëshortja e tij e vrau atë në vetëmbrojtje. “Atëherë bëhesha sikur kjo nuk ndodhi, pasi nuk desha të flisja për këtë. U thashë njerëzve se babai im vdiq në një aksident me makinë. Nuk desha të më shikojnë si viktimë”, ka thënë Charlize.
Ajo ka thënë se atë kohë jetonte në frikë të vazhdueshme për shkak të babait të saj. “Jam krenare që kam mbijetuar”, ka shtuar aktorja e filmit ‘Atomic Blonde’. Një mbrëmje, babai i saj, Charles, u kthye në shtëpi në gjendje të dehur dhe filloi të kërcënojë se do ta vrasë me pushkë gruan Gerda dhe vajzën e tij, përcjell albinfo.ch.
Më pas ai e mori pushkën dhe nisi të gjuante. E frikësuar për jetën e saj dhe të Charlizes, Gerda ia rrëmbeu armën dhe e vrau. Nëna e Charlizes u lirua nga akuza për vrasje, pasi ajo veproi në vetëmbrojtje.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane