Shkurt.ch
Cyrih: Policia sillet keq me ata që nuk flasin mirë gjermanisht
Një i huaj që flet keq gjuhën gjermane, do të ketë probleme me autoritetet.
Kështu ka raportuar “NZZ”. Sipas tyre, çdokush që flet keq gjermanisht, në Cyrih vazhdimisht nënvlerësohet nga punonjësit e qytetit. Në lidhje me këtë rast janë alarmuar autoritetet.
Komunikimi është i vështirë, punonjësi komunal i flet atij sikur të ishte ndonjë fëmijë. Gjatë bisedës, ai nënvlerësohet.
Për këtë ngjarje pohon edhe Christine Seidler (SP), kryetare e Komisionit të biznesit të Këshillit bashkiak të Qytetit të Cyrihut (GPK).
Sipas saj, jo vetëm klientët nëpër sportele nënvlerësohen, por edhe gjatë kontrolleve policore apo të biletave.
Sipas NNZ, kjo dukuri u paraqit edhe në raportin e GPK të vitit 2008, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, do të ishte në rregull që edhe nëse pala e kundërt nuk flet mirë gjermanisht, duhet të tregohet gjithmonë respekt nga ana e zyrtarëve.
Kjo dukuri dhe kjo problematikë është drejtuar edhe në Këshillin e qytetit nga GPK.
Sipas , zëdhënëses së departamentit presidencial e Qytetit të Cyrihut, Astrid Herrmann, ky problem është i njohur.
Edhe Avokati i Popullit të Qytetit Cyrih tashmë është ballafaquar me këtë problem.
Ekziston një rast kur policia ka arsyetuar veprimet e tyre me njerëzit që flasin keq gjuhën gjermane.
Sipas tyre, drejtimi i zyrtarëve në numrin njëjës të vetës së dytë (ti) është forma më e mirë dhe komunikimi është shumë më i lehtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra