Portrete të firmave

Rent a Car Prishtina: “Falë mërgimtarëve jemi kompania dominuese në treg”

Filluan me një veturë “Peugeot 307”, tash kanë 138 vetura. Bëhet fjalë për “ Prishtina Rent a Car” një nga kompanitë vendore dominuese në tregun e veturave me qera në Kosovë.

Marigona Sopjani, menaxhere në këtë kompani kujton kohën kur filluan për herë të parë me këtë biznes ne Prishtinë:” Ne ishim ndër të parët që filluam në vitin 2011 me qiradhënie të veturave. E që nga atëherë ky lloj i biznesit ka marrë hov të madh duke u rritur vazhdimisht konkurrenca në këtë treg. Rritja e numrit të kompanive të cilat e ofrojnë këtë shërbim nuk ka pasur aspak impakt në punën tonë, e gjithë kjo falë klientëve tanë besnik.”

Por kjo kompani nuk harroi të përmend edhe mërgimtarët :“ Për gjithë suksesin tonë I jemi falënderues mërgimtareve tanë të cilët besuan në shërbimet tona dhe na qëndruan besnik”.

Të gjitha veturat në flotën e “ Prishtina Rent a Car” janë vetura te reja, të sigurta dhe në përputhje me standardet e sistemit “rent a car” ndërkombëtar për vetura.  Në mënyrë që t`i përshtatemi të gjitha nevojave të klientëve tanë ne ofrojmë llojllojshmëri të llojeve të veturave, duke filluar nga modelet ekonomike të cilat janë kryesisht të brendit “Volkswagen”, vetura familjare dhe vetura super luksoze nga brendet “Range Rover”, “Audi”, “BMW” dhe “Mercedes”.

“Ajo që na dallon është shërbimi të cilin ju ofrojmë mërgimtarëve: unik dhe gjithëpërfshirës. Veturat tona janë të siguruara aq mirë sa që ku do që mbeten klientët tanë me veturat e prishura, kompania VW është e obliguar t`ua sjellë veturën tjetër. Sa u përket veturave luksoze, duke analizuar tregun jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin, ne konsiderojmë se jemi kompania më e madhe “Rent a Car”, thotë ndër të tjera menaxherja e kësaj kompanie.

“Këtë komoditet me vetura luksoze e kemi sjellë vetëm për mërgimtarët që janë mësuar të ngasin vetura të standardit të lartë”, thotë ajo më tutje.

“Prishtina Rent a Car” operon me zyrën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ”Adem Jashari” dhe me shërbimin e saj 24 orë online.  Klientela e kësaj kompanie përbëhet nga e gjithë diaspora kosovare, por klientët më të rregullt janë nga Zvicra dhe vendet skandinave.

„Numri i mërgimtarëve që huazojnë vetura është në rritje e sipër. Shpresojmë që ky trend të vazhdojë me këtë ritëm, sepse me rritjen e numrit të klientëve na mundësohet që shërbimet tona t’i rrisim në nivele edhe më të larta dhe me çmime edhe më të arsyeshme”.

Ofertat dallojnë në varësi nga kohëzgjatja e huazimit të veturës dhe kategoria e veturës e cila huazohet. „Huazimet për vikend (nga e premtja deri të hënën) bëhen me një çmim i cili do të ishte i pranueshëm nga klientët. Jemi bazuar në atë që kostoja e huazimit për këtë periudhë për një veturë ekonomike të mos tejkalojë koston e pagesës që secili do ta bënte për shërbime taxi vetëm vajtje-ardhje nga Aeroporti i Prishtinës e deri në shtëpitë e tyre”, thotë më tutje Marigona, dhe shton se çmimet janë edhe më të mira nëse rezervimi bëhet më herët.

Varësisht prej periudhës se vitit, edhe huazimet ndryshojnë për nga kohëzgjatja dhe për nga kërkesa për kategori të veturave.

Për fund, kompania “Prishtina Rent a Car” thotë që synimi I tyre kryesor është ofrimi I shërbimeve cilësore të cilat do të plotësojnë nevojat e secilit mërgimtar.

Për “Rent a Car Prishtina” flasin mërgimtarët:

Remzi Morina: “Jam klient qysh prej fillimit me “Rent a car Prishtina. Janë shembulli më i miri, se si duhet të punohet.  Sjelljet e tyre dhe shërbimi janë në nivelin shumë të lartë.

S.Mjekiqi: “Janë më të mirët, pos që janë korrekt ofrojnë dhe  çmime të ulëta. Veturat  i kanë me kontrollim teknik dhe me standarde zvicerane. Janë shumë të sjellshëm me klientët e tyre sidomos me mërgimtarët.”

Habib Leci: “Kanë shërbime shumë të mira dhe çmime të arsyeshme.  Servisimin e automjeteve e bëjnë me rregull,  përfshirë edhe gomat . Më ka ndodhur të më jetë paraqitur  një dritë në tabelë dhe i kam lajmëruar. Reagimi i tyre ka qenë shumë i shpejtë  dhe ma kanë ndërruar automjetin  brenda një ore. Janë më të mirët në Aeroportin e Prishtinës”

/Publireportazh/