Integrimi
Ka fyer kosovaren në baza raciste, 6 muaj me kusht për gjermanin
Sot e atë ditë fëmijët vuajnë nga trauma që kanë marrë me atë rast. Madje vajza, sipas asaj që ka thënë e ëma, nuk pranon më të hipë në autobus
Ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2012 në një autobus urban në Meindorf, Siegburg. Një gjerman i dehur 33 vjeçar kishte thirrur parulla kundër të huajve dhe kishte ofenduar rendë një grua kosovare të moshës 45 vjeçare me dy fëmijët e saj të vegjël.
Gjykata në Siegburg, gjermanin e papunë e ka dënuar me 6 muaj burg me kusht, që për kosovaren e ofenduar është dënim tepër i butë.
“Ne u patëm tmerruar kaq shumë”, thotë ajo duke e kujtuar atë ditë. I akuzuari ishte i alkoolizuar rendë dhe thërriste në drejtim të kosovares, të bijës së saj 5 dhe të birit 3 vjeçar: “Heil Hitler” dhe “Juve duhet të ju çojmë në dhoma të gazit”. Pastaj ai ka hedhur shishen e birrës në drejtim të tyre dhe kishte bërë me dorë përshëndetjen hitleriane. Sot e atë ditë fëmijët vuajnë nga trauma që kanë marrë me atë rast. Madje vajza, sipas asaj që ka thënë e ëma, nuk pranon më të hipë në autobus, shkruan generalanzeiger.de.
“Unë nuk e di as vetë se çfarë ndodhi me mua atë ditë”, ka thënë gjermani para trupit gjykues. Ai ka pranuar në tërësi veprën dhe i ka kërkuar falje kosovares. Ai thotë se kishte pirë së tepërmi dhe veç kësaj kishte marrë edhe medikamente kundër depresionit.
Por tashmë i dënuari me kusht, nuk ka qenë i panjohur për drejtësinë. Ai ka qenë edhe më parë i drenuar disa herë për shkaktim të lëndimit trupor, për vjedhje dhe ofendime. Megjithatë nuk ka mundur të dëshmohet që ai të ketë pasur ndonjë lidhje me të djathtën ekstreme ose neonazizmin. Po ashtu asnjëri nga deliktet e tij nuk mund të lidhen me atë skenë.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim