Muzikë

Tenori Ramë Lahaj risjell këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”

Tenori kosovar i njohur ndërkombëtarisht, Ramë Lahaj, në ditën kur Kosova feston 11-vjetorin e Pavarësisë së saj, i ka kushtuar këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Kënga “Rrjedh një këngë e ligjërime” është shkruar nga Gjok Beci për këngëtaren Vaçe Zela.

Toneri Lahaj e ka risjellë këngën e kamotshme, e cila flet për bukuritë e Shqipërisë dhe fortësinë e saj karshi gjërave të këqija që mund të ndodhin.

Kësaj radhe Lahaj është përkujdesur që në videoklipin e këngës të shfaqë ushtarët e FSK-së, duke e ngritur edhe flamurin e Kosovës.

Tenori kosovar nuk ka harruar që në videoklip të shfaqë pamjet e futbollistëve kosovarë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, deri sa festonin golat e tyre me emblemën e shqiponjës dykrenare, në shënimet e tyre ndaj ndeshjes futbollistike mes Zvicrës dhe Serbisë.