E-Diaspora
Aksident fatal për 40-vjeçarin shqiptar në Itali
Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në zonën e Riviera Berica të Italisë.
Viktima është L. Hakrama, 40-vjeçar, baba i tre fëmijëve, raportojnë mediat shqiptare.
Automjeti i tij tip Volkswagen Golf u përplas me një makinë Mercedes GLC. Përplasja ishte fatale për 40-vjeçarin shqiptar, i cili humbi jetën menjëherë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa shoferi i makinës tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Policia italiane thotë se dyshohet që aksidenti të jetë shkaktuar nga parakalimi i gabuar i një prej makinave.
Mendohet gjithashtu që shqiptari të ketë humbur kontrollin e mjetit, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes së rëndë. Aksidenti ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa qarkullimi në atë aks rrugor u bllokua për disa orë deri sa policia përfundoi mbledhjen e provave dhe bëri rindërtimin e skenës së ngjarjes.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’ Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor do të rriten me 4.4% në 99.118 miliardë CHF këtë vit,...
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në