E-Diaspora
Biznesmeni Fehmi Fetahu, “Qytetar Nderi” i Komunës së Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ndau çmimin e Qytetarit të Nderit biznesmenit Fehmi Fetahu.
Fehmi Fetahu një biznesmen shumë aktiv dhe me shije europiane, të gjitha investimet i ka bërë në vendin e tij të lindjes, në Përlepnicë.
Ai në kodrat e fshatit Përlepnicë ka ndërtuar një “qytet”, i cili titullohet “qyteti i bardhë”. Duke e parë këtë investim dhe për veprimtari në të gjitha etapat në ndërtimin e shtetit të Kosovës, Fetahu pranoi këtë çmim nga kryetari Haziri, përcjell albinfo.ch.
Mërgimtari dhe afaristi Fehmi Fetahu ka arritur që një vend pa rrugë dhe të lënë pas dore në kodrinat e Përlepnicës së Gjilanit ta shndërrojë në një nga perlat e Ballkanit, ku aktualisht ka 220 të punësuar me kontrata afatgjate.
Filloi me një restorant dhe një fermë kuajsh “Vali Ranch”, për t`u zgjeruar biznesin e tij në një nga hotelet më luksoze për ushqim dhe ahengje familjare në rajon.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
LDK: “Mërgata, pjesë thelbësore e vizionit tonë për Kosovën e Re” Kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka krijuar një ekip politik të dedikuar për diasporën, që drejtohet nga...
-
“Ashensori i shpresës”, hap drejt barazisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
-
Nga 1 janari, Rumania e Bullgaria bëhen pjesë e hapësirës Shengen
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Ndërsa çmimet e pronave zvicerane nuk pritet të bien së shpejti, normat e hipotekave janë më...
-
Si mund të ndikojë te pacientët një debat mbi ‘taksën e urgjencës’ shëndetësore të Zvicrës
-
Banka Kombëtare e Zvicrës ul normën bazë të interesit me 0.5%
-
Gjeneva zbulon planin 25-vjeçar të trenave
-
Sa ka njohuri për mediat në Zvicër