Lifestyle

Rita Orës i vidhen para

Këngëtares së njohur, Rita Ora i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Vjedhja ka ndodhur nga kontabilisti Andrew Munday, i cili mashtronte klientët e tij VIP, me profil të lartë. 

Ai merrte para nga fitimet e këngëtareve dhe personazheve të njohur. 37-vjeçari vodhi paratë e tyre ndërkohë që ishte i punësuar nga firma e kontabilitetit Blue Cube Business Ltd, ka njoftuar policia britanike, përcjell albinfo.ch

Avokati i këngëtares kosovare, Graham Shear, deklaroi se një pjesë e mirë e parave që iu morën Rita Orës janë rikuperuar. Shear e konsideroi si “mjaft të turpshme” veprimet e kontabilistit Munday.