Gjuha
Këshilla për varësinë, edhe në gjuhën shqipe
Fletëpalosjetmme këshilla do të botohen edhe në gjuhën shqipe, angleze, portugeze, ruse, serbe-kroate-boshnjake, turke dhe tamile
Organizata “Sucht Schweiz” që merret me njerëzit që kanë krijuar varësi nga substanca të ndryshme në të ardhmen do të publikojë informacionet e saj në njëmbëdhjetë gjuhë. Krahas gjuhëve të vendit, fletëpalosjet, broshurat dhe tekstet tjera me këshilla do të botohen edhe në gjuhën shqipe, angleze, portugeze, ruse, serbe-kroate-boshnjake, turke dhe tamile.
Duke zgjeruar ofertën e saj, “Sucht Schweiz” synon që të arrijë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp të organizatës në fjalë. Kështu ajo do të mundësojë që këta njerëz të marrin në gjuhën e tyre amtare përgjigjet për pyetjet që i mundojnë.
Deri më tash njerëzit me prejardhje të huaj në Zvicër kishin në dispozicion fare pak mjete informimi lidhur me konsumin problematik të substancave që krijojnë varësi, thuhet në arsyetimin e kësaj iniciative të “Sucht Schweiz”.
Sipas zëvendësdrejtoreshës së kësaj organizate, duke i ofruar informacione kësaj popullate, duhet të mbahet parasysh që materia të jetë lehtë e kuptueshme dhe lehtësisht e arritshme.
Në mënyrë që materialet të shfrytëzohen nga sa më shumë njerëz “Sucht Schweiz” mbështetet në bashkëpunimin me qendrat regjionale për preventivë dhe këshillimoret përkatëse që punojnë me të huajt.
Fletëpalosjet e reja për të prekurit dhe familjarët e tyre janë realizuar me mbështetjen profesionale dhe financiare të migesplus.ch, nje projekt i Kryqit të Kuq, që po zbatohet në kuadrin e strategjisë së Zyrës federale pe¨r Shëndetësi (BAG).
Materialet informative si “. Çfarë duhet të di lidhur me alkoolin” dhe “Të afërmit e njerëzve me problem varësie: çka duhet bërë?” mund të porositen pa pagesë në Sucht Schweiz . ato po ashtu mund të shkarkohen në adresën në vijim: www.suchtschweiz.ch, thuhet në komunikatën për medie të dërguar nga organizata “Suchtschweiz.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha