Kosova
Grevë 4-orëshe në Aeroportin e Prishtinës, anulime e shtyrje të udhëtimeve
Dy fluturime janë anuluar derisa 6 të tjera janë shtyrë për më vonë për shkak të grevës së kontrollorëve ajrorë në aeroportin “Adem Jashari”.
Agjencisë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka njoftuar opinionin publik se me datë 14.02.2019, duke filluar nga ora 08:00 deri më 12:00, për shkak të grevës së paralajmëruar nga ana e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON) lidhur me Ligjin për pagat, kjo agjenci nuk do të mund të ofrojë shërbime të navigimit ajror për fluturimet të cilat kanë qenë në plan të realizohen në këtë interval kohor, përcjell albinfo.ch.
Greva, sipas ASHNA-s, është paralajmëruar se do të vazhdojë dhe përkundër përpjekjeve gjatë ditës së sotme në takimin që është zhvilluar mes të SINKON-it dhe nga ana tjetër Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, Drejtorit të ASHNA-së, Bahri Nuredini, për arritjen e një Memorandum Mirëkuptimi, për realizimin e kërkesave të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, propozim ky i cili në fund është refuzuar nga SINKON.
“Andaj, lidhur me situatën e krijuar dhe pamundësisë së ofrimit të shërbimit të navigimit ajror për kohën e paralajmëruar të grevës, Drejtori i ASHNA-s u kërkon ndjesë pasagjerëve të cilët e shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, për fluturime nga Prishtina dhe anasjelltas”, thuhet në komunikatën e ASHNA-s.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra