Lifestyle

Motra e Dua Lipës, në ballinën e ‘Red Milk Magazine’

17-vjeçarja Rina Lipa, motra e vogël e këngëtares nga Prishtina, Dua Lipa, ka dhënë edhe një intervistë për ‘Red Milk Magazine’.

Ajo është në ballinën e revistës për edicionin e muajit shkurt, derisa përgjigjet në disa pyetje të kësaj magazine, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch.

Rina dëshiron të bëhet aktore, ndërsa ka rreth 600 mijë ndjekës në Instagram, me të cilët e ndan përditshmërinë e saj.

“Po punoj në filmin tim të parë të metrazhit të shkurtër. Jam shumë e lumtur. Vetëm ta dëgjosh regjisorin që thotë “Action”, është fantastike”, tregon mes tjerash Rina.

“Provoj të jem autentike në rrjetet sociale, prandaj postoj gjëra që edhe inspirojnë të tjerët. Më pëlqen të dal me shoqet e mia. Tri fjalët që më përshkruajnë më së miri në stilin tim janë ekstra, ngjyra-ngjyra dhe stil që kënaq të tjerët”, tregon Rina.