Maqedonia
Tsipras e Zaev, zyrtarisht kandidatë për çmimin “Nobeli për Paqe”
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, janë propozuar zyrtarisht për çmimin Nobeli për Paqen. Kjo është njoftuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve në Athinë dhe Shkup, raporton gazeta greke “Ekathimerini”. Tsipras dhe Zaev u propozuan nga grupet e Parlamentit Evropian, për përpjekjet e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit.
Pas miratimit të marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut dhe një protokolli për pranimin e saj në NATO, Athina i dërgoi të martën qeverisë së Shkupit një notë verbale, duke e informuar se procedura e ratifikimit është tashmë e plotë.
Të dy vendet tani duhet t’i dërgojnë një letër të përbashkët Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, përcjell albinfo.ch.
Më pas, Maqedonia e Veriut duhet të informojë të gjitha organizatat ndërkombëtare për ndryshimin e emrit të saj.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit