Integrimi

Ka plaçkitur pompën e benzinës, doreza e “tradhton” kosovarin

I riu me banim në Kantonin e Zugut po mbahet në paraburgim

Një dorezë e harruar ne afërsi të vendit të grabitjes e ka “tradhtuar” kosovarin. Ai, një i ri 20 vjeçar, më 23 korrik kishte sulmuar një pompë benzine në Baar (kantoni Zug). “Për të siguruar të holla”, e ka sqaruar motivin pasi është arrestuar, duke pranuar veprën e kryer, kosovari, shkruan Neue Luzerner Zeitung, duke cituar autoritetet e sigurisë të Zugut.

Një fotografi e marrë nga kamera e vedosur për përgjim në lokalin e pompës së benzinës e paraqet sulmuesin e maskuar gjatë kryerjess së veprës.

E veçanta e këtij rasti është se policia ka mundur ta kapë sulmuesin e pompës së benzinës vetëm falë dorezës që atij i kishte rënë jo larg vendit të sulmit. Në dorezë kane mbetur gjurmët që e kanë vërtetuar sulmin.

I riu me banim në Kantonin e Zugut po mbahet në paraburgim.