Shkurt.ch
Luftë kundër mesazheve fyese online ndaj grave
Organizata "Aleanca F", me mbështetjen e qarqeve politike dhe ekonomike, dëshiron të luftojë mesazhet e urrejtjes ndaj grave në internet

Mesazhet fyese në internet shpesh u drejtohen grave. Organizata simotër e kompanive të grave “Aleanca F”, e mbështetur nga kantonet, komunat dhe komuniteti i biznesit, synon të luftojë këto shqetësime në rrjetet sociale, shkruan “Le Matin”, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se gjysma e grave janë viktima sistematike të komenteve përbuzëse online, thotë Sophie Achermann nga Aleanca F. Falë projektit “Stop Hate Speech” (Stop mesazheve të urrejtjes), organizata dëshiron të luftojë kundër këtij abuzimi verbal.
Projekti mbështetet në një algoritëm dhe ndihmën e vullnetarëve, përcjell albinfo.ch. Nga e hëna një komunitet vullnetarësh do të ngrihen për të ndjekur mesazhet e urrejtjes në internet nëpërmjet zhvillimit të inteligjencës artificiale, ka thënë për Keystone-ATS, Sophie Achermann, kreu i projektit.
Projekti aktualisht ka të bëjë me pjesët franceze dhe gjermanofone të vendit. Zvicra italiane do të përfshihet në një fazë të mëvonshme. Platforma online “Stop Hate Speech” pritet të jetë funksionale në nivel kombëtar deri në mes të vitit.
Vullnetarët do të futin në një program kompjuterik një seri fyerjesh. Falë kësaj “njohurie”, algoritmi do të zbulojë ofenduesit në Tuitter, Facebook dhe portalet e tjera të medias. Ai do t’i njoftojë ata dhe anëtarët e komunitetit do të jenë në gjendje të reagojnë ndaj tyre.
Sipas znj. Achermann, rreth 50 vullnetarë tashmë janë duke filluar, kryesisht gratë dhe nga të gjitha moshat. Meshkujt janë veçanërisht të mirëpritur. Qëllimi është të mobilizohet ndërmjet 500 dhe 600 njerëz.
Projekti, i planifikuar për një periudhë prej tre vjetësh, ka një buxhet prej disa milionë frangash. Ai mbështetet nga Fondi i Lotarisë së gjashtë kantoneve (ZG, TG, BL, SH, GL, Ow) si dhe nga qytetet e Lozanës, Biel, Bern dhe Thun (BE). Fondacioni “Engagement Migros”, e në veçanti dhe Banka Raiffeisen janë partnerët kryesorë privatë.
Kreu i projektit preferon të mos specifikojë detajet e financimit. Buxheti në dispozicion është më pak se 10 milionë franga dhe është i kufizuar. Gjetja e fondeve të reja nuk është prioritet. Shumë më interesante, sipas Achermann, do të ishte pjesëmarrja e partnerëve nga bota shkencore.
E-Diaspora
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino Gjatë një kontrolli të bërë në Ticino, zyrtarë nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare...
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’
-
Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me ligj synon të rrisë shpejtësinë e internetit në vend Këshilli Federal i Zvicrës ka paraqitur një projektligj për zgjerimin e internetit me shpejtësi të lartë...
-
Kantonet, të pakënaqura me masat e kursimit të planifikuara nga Këshilli Federal
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
Pse mund të mos jeni më në gjendje të zgjidhni mjekun tuaj në Zvicër
-
Të gjitha linjat e reja të fluturimeve nga aeroportet zvicerane që nisin nga pranvera