Shkurt.ch

Egjiptianët dyshojnë se po i spiunon lejleku

Pavarësisht sqarimeve të veterinarëve, lejleku mbetet në "arrest" në njërin prej kafazeve të stacionit policor

Një qytetar i provincës Kena, rreth 450 kilometra në juglindje të kryeqytetit Kajro të Egjiptit kishte hasur afër shtëpisë së tij në  një lejlek që kishte një pajisje elektronike në këmbë dhe e kishte dërguar menjëherë në polici.

Veterinari kishte  zbuluar pastaj se nuk ishte një pajisje spiunimi, por pajisje e shkencëtarëve francezë për të monitoruar zogjtë shtegtarë. Prejse Egjiptin e kanë përfshirë trazirat, nuk është hera e parë zogjtë dyshohen  për spiunazh. Më herët  ishte kapur një pëllumb që mbante një mikrofilm.


Edhe pse autoritetet egjiptiane e quajtën  mjellmë  në fotografi duket qartë se është fjala për një lejlek. Dhe pavarësisht sqarimeve të veterinarëve,  lejleku mbetet në “arrest” në njërin prej kafazeve  të stacionit  policor.