Shkurt.ch
Ndalimi i simboleve fetare për nëpunësit civil dhe politikanët
Me 55 për qind Gjeneva i thotë po Ligjit të diskutueshëm laik
Në Gjenevë, punonjësit e shtetit dhe politikanët nuk do të mund të mbajnë asnjë shenjë të përkatësisë fetare, të tilla si shamitë e kokës, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Albinfo.ch.
Sipas rezultateve të pjesshme, popullata e Gjenevës ka miratuar një ligj të ri për ndarjen e kishës dhe shtetit.
Sipas rezultateve paraprake, bazuar në 95 për qind të fletëve të votimit të numëruara, 55.56 për qind e votuesve miratuan të ashtuquajturën Ligjin laik.
Ai riafirmon parimin e neutralitetit të shtetit në çështjet fetare. Për më tepër, Ligji i ri ndalon, përveç rasteve të jashtëzakonshme, demonstrime fetare në vende publike. Pozita e kishave në çështjet financiare është përmirësuar gjithashtu.
Partitë e krahut të majtë, sindikatat, shoqatat feministe dhe myslimane paralajmërojnë referendum kundër rishikimit të ligjit. Kritikët e konsiderojnë ligjin si armiqësor ndaj Islamit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit