Futboll

Derbi i Cyrihut me 7 futbollistë shqiptarë në fushë, shënon Domgjoni, asiston Kololli

Takimi i javës së 20-të të Super Ligës së Zvicrës në Futboll, solli derbin e madh të qytetit të Cyrihut, midis FC Zürich-ut dhe Grasshopper Club Zürich-ut.

Takimin e fitoi ekipi “vendas”, Bardh e Kaltër, me rezultat 3:1.

Interesante ishte fakti që në këtë përballje të zjarrtë, nga nëntë futbollistë shqiptarë që luajnë në të dyja ekipet, 7-të prej tyre u aktivizuan në këtë përballje, njofton albinfo.ch.

Fitoren së FC Zürich-ut e ndihmuan futbollistët shqiptarë, Toni Domgjoni me golin e tij, në minutën e 85-të dhe Benjamin Kololli me asistim në minutën e 7-të për golin e Levan Kharabadze-s.

Benjamin Kololli, Toni Domgjoni dhe Hekuran Kryeziu edhe në këtë sfidë ishin fillestar te FC Zürich-u, kurse në fund të takimit është inkuadruar edhe Mirlind Kryeziu. Lavdim Zumberi ishte vetëm “rezervist”. Grasshopper Club Zürich-u ndeshjen e nisi vetëm me një futbollistë shqiptar, Nedim Bajramin, për të inkuadruar më pas në lojë edhe Shani Tarashajn dhe Gjelbrim Taipin. Meriton Kastrati sikurse Zumberi ishte vetëm i përzgjedhur në bankën rezervë.