Integrimi
Shtetësia serbe i vihet si kusht Luanit për pasaportën gjermane
Luani ka kërkuar në konsullatën serbe shlyerjen e shtetësisë së Serbisë. Por aty i kanë thënë se ai duhet njëherë të bëjë kërkesë për ta fituar atë. Më tutje, ia kanë rekomanduar zyrën e një avokati në Serbi, i cili për "ndihmën" e tij kërkon shuma katërshifrore eurosh
Rreth 31 mijë shtetas kosovarë të landit të Bavarisë i plotësojnë, së paku teorikisht, kushtet për të fituar shtetësinë gjermane. Por, për shumicën, ky shans vazhdon të mbetet vetëm “teorik” sepse landi (republika) ku ata jetojnë kërkon plotësimin edhe të një kushti për t`i natyralizuar si gjermanë. Ata duhet që, përveç nga shtetësia kosovare, të heqin dorë edhe nga ajo serbe, nëse duan të marrin pasaportën gjermane. Dhe një gjë e tillë duket shumë e vështirë për tu plotësuar.
Siç shkruan gazeta “Augsburg Allgemeine”, kosovarët e këtushëm janë në pikë të hallit me formalitetin që u kërkojnë autoritetet gjermane. Atyre u duhet të sigurojnë një mundësi për të marrë nga konsullata ose ambasada e Serbisë vërtetimin se ata heqin dorë nga shtetësia serbe. Por kjo për shumicën prej tyre del vështirë e realizueshme ose tepër e kushtueshme.
Njëri ndër ata që kanë provuar vështirësitë e kësaj rruge është edhe kosovari i prezantuar si Luan Thaqi (emrin e vërtetë ka preferuar të mos e japë). Ai thotë për gazetën se ka kërkuar në konsullatën serbe heqjen dorë nga shtetësia e Serbisë. Por ata i kanë thënë se para kësaj ai duhet njëherë të marrë atë shtetësi, të bëjë kërkesë për ta fituar atë (!). Më tutje, në konsullatë ia kanë rekomanduar zyrën e një avokati diku në Serbi, i cili do ta “ndihmonte” për ta fituar shtetësinë serbe. Dhe ai, për këtë ndihmë, sipas Luanit, kërkon shuma katërshifrore të hollash (mbi 10 mijë euro). I përballur me këtë situatë, Thaqi i cili jeton në Gjermani nga viti 1993 dhe ka krijuar këtu një biznes të tijin privat, nuk ka mundësi të marrë pasaportën që realisht i takon, atë të Gjermanisë. “Përse Gjermania nuk
Nxjerr mësim nga kjo sjellje. Apo nuk më duan mua si shtetas gjerman”, pet i dëshpëruar Luani.
Procedurën e ndërlikuar, të shlyerjes së dy shtetësive (serbe dhe kosovare) për të fituar atë gjermane e praktikon, përveç Landit të Bavarisë vetëm edhe Landi i Saksonisë. Për 14 landet tjera mjafton heqja dorë nga shtetësia kosovare, shkruan Augsburger Allgemeine.
Përgjigja e ministrisë së brendshme të Bavarisë është se arsyeja e kësaj kërkese speciale qëndron në nevojë për përjashtimin e “mundësisë së zotërimit të disa shtetësive” nga një shtetas i ri i Gjermanisë. Por, po ashtu sipas kësaj ministrie, është lënë mundësia të hiqet dorë nga kërkesa për shlyerjen e shtetësisë serbe, në rastet kur kjo gjë paraqitet e vështirë për tu realizuar. Ndër këto raste janë kur udhëtimi në Serbi është vështirë i realizueshëm ose kur kandidatit për shtetësi gjermane i kërkohet të marrë avokat në Serbi për t`ia udhëhequr punët. Por, shkruan gazeta, duket se disa nga nëpunësit nuk e shfrytëzojnë këtë hapësirë veprimi që do ta lehtësonte procedurën. Kjo dëshmohet me statistikat sipas të cilave, sikur në rastin e familjes së Luan Thaqit, që nuk kanë pasur mundësi të përfitojnë nga ky lehtësim. Në vitin 2010 (statistika më të reja nuk ekzistojnë), në 78 raste të kosovarëve, nga 248 gjithsej, që kanë fituar shtetësinë gjermane është mundësuar që kjo të bëhet pa i detyruar të heqin dorë nga shtetësia serbe.
Në ministri pohojnë se gatishmëria e burokracisë serbe për të zhvilluar procedurat në mënyrë më zemërgjerë po vjen duke u rritur. Potencialisht nga kjo do të mund të përfitonin më shumë se 31000 shtetas kosovarë që aktualisht jetojnë në Republikën e Bavarisë”, përfundon gazeta “Augsburger Allgemeine”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës