Shqipëria

4 persona vdesin nga virusi AH1N1 në Shqipëri

Katër persona kanë vdekur nga virusi AH1N1 në Shqipëri. Rasti më i fundit është i një të moshuare 76-vjeçare nga Lushnja.

 Në Spitalin e Tiranës, çdo ditë regjistrohen 80 deri në 100 raste me urgjencë, me simptoma të gripit. Në reanimacionin e këtij shërbimi janë 10 raste në gjendje të rëndë shëndetësore, 3 prej të cilëve me frymëmarrje të komanduar. “AH1N1-shi është një virus që ka një shënjestër sistemin respirator, përcjell albinfo.ch.

Kur virusi gjen persona që kanë sistemin imunitar të dobët, kanë sëmundje shoqëruese, sidomos në moshat e treta, si diabeti, sëmundjet kardiake, apo sëmundje të veshkave, shkakton shumë lehtë komplikacionin e rëndë, siç është pneumonia bilaterale”, ka thënë mjekja Silvana Bala.