E-Diaspora
Statovci: Ujku nën lëkurën e deles – sërish SVP
Arbela Statovci ka reaguar ekskluzivisht për albinfo.ch për fyerjen që i ka bërë revista «Weltwoche» shqiptarëve në një artikull të datës 6 shkurt, "Ëndrra e lagësht e Kosovës". Ky shkrim është i mbushur tepër me paragjykime dhe klishe kundër shqiptarëve/reve
Duket sikur frustrimi i autorit ka shpërthyer në lidhje me një duet këngëtarësh, që rastësisht kanë prejardhjen nga Kosova dhe që si muzicientë gëzojnë lirinë artistike. Një mllef i ndrydhur gjatë kundrejt zviceranëve me prejardhje shqiptare.
Ka kaluar vetëm një javë nga dita kur Alfred Heer dhe Claudio Schmid, përfaqësues të SVP-së, iu drejtuan me fjalë të buta, publikut kryesisht kosovar. (Në një aktivitet të organizuar bashkërisht nga kosovarët dhe SVP). “Këtu mund të shihet sërish se sa të integruar në Zvicër janë bashkëqytetarët tanë kosovarë. Ta lëmë pra të kaluarën të mbetet e kaluar dhe të punojmë së bashku për ardhmërinë tonë”, më thanë në një bisedë me mua. U duk sikur SVP po pajtohet me ne, të gjithë zviceranët me prejardhje shqiptare. Alfred Herr është deputet në Parlamentin e Zvicrës dhe bashkëthemelues i Dhomës Shqiptare-Zvicerane të Tregtisë – Përse?
Dhe tash Zvicra po e lexon një artikull racist të SVP-së në “Weltwoche”. Ky artikull më ka nxjerrë nga takti. Ky artikull qëndron në kufi me shkeljen e dinjitetit personal dhe është dëmtues imazhi. Autori fyen një popullatë të tërë me shprehje dhe fjali si “bashkatdhetarët e tyre budallenj”, “komplekse të ndrydhura të inferioritetit”, “megalomania e kosovarëve që kanë lindur tjetërkund ose janë detyruar të lënë vendlindjen si fëmijë, të cilëve, duke u treguar se janë shumë më të mëdhenj, u duket sikur vërtetë janë të tillë”.
Arsyeja për të cilën shumë kosovarë kanë braktisur vendin e tyre, është një histori e mizore, zotëri autor! Nuk bën që mllefin personal ta derdhni mbi dhembjen dhe vuajtjen e të tjerëve dhe kështu të rihapni plagët.
Ky artikull është një goditje e rëndë, është turpërues dhe fyes. Ne kosovarët dukemi edhe njëherë sikur problemi të jemi ne. Ne, të cilët ashtu sikurse edhe të gjithë të tjerët, shkojmë përditë në punë, punojmë në projekte të përbashkëta, si mjekë shpëtojmë jetë, bartim poste politike në gjithë Zvicrën, bashkëpunojmë në shumë shoqata, paguajmë tatimet dhe jemi pjesë integrale e shoqërisë.
Duket sikur frustrimi i autorit ka shpërthyer në lidhje me një duet këngëtarësh, që rastësisht kanë prejardhjen nga Kosova dhe që si muzicientë gëzojnë lirinë artistike. Një mllef i ndrydhur gjatë kundrejt zviceranëve me prejardhje shqiptare. Por unë po e shoh. Në vitin zgjedhor (këtë vit), propaganda e SVP-së po mobilizohet sërish. Përhapja e frikës që përdoret si instrument, nuk është asgjë e re.
Unë i bëj thirrje arsyes së bashkëqytetarëve tanë. Unë jam e bindur se secili që lexon këtë artikull, mund të bëjë dallimin në mes të të vërtetës dhe gënjeshtrës dhe të distancohet nga ky artikull. Unë shpresoj po ashtu se secili ka guximin që t`i shërbejë arsyes së vet, siç thoshte një kohë miku ynë filozofik. Imanuel Kant. Sapere aude!, shkruan Arbela Statovci ekskluzivisht për albinfo.ch.
(Arbela Statovci, kandidate e FDP-së për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut)
Reagon Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ndaj artikullit skandaloz të “Weltwoche”
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV Fakti që obeziteti në thelb është i trajtueshëm nuk e përjashton automatikisht një pension...
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”