Bota
Në Paris po mbahet panairi i veturave klasike
Panairi më i madh botëror i veturave klasike u hap sërish në Paris.
Tani, në edicionin e 44-t, panairi i quajtur Retromobile ka prezantuar 600 vetura të vendosura në 72 mijë metra katrorë.
Dy ankande, po ashtu të organizuara nga shtëpia parisiene e ankandeve Artcurial, do të mbahen të premten dhe të dielën, si pjesë e panairit.
Në ankandin e parë theksi mbetet te veturat e vjetra dhe motoçikletat. Ylli i panairit është një Alfa Romeo 8C, Berlinetta, e cila kishte vetëm 4 pronarë. Nga shtëpia e ankandeve u tha se kjo veturë do të shitet mes 16 e 22 milionë euro.
Ndërkaq, në ankandin e dytë do të shiten veturat dekorative dhe objektet e dala nga përdorimi. Të ardhurat nga shitja do t’i takojnë UNICEF-it. Në ankandin e dytë vëmendje tërheq vetura Renault, e krijuar nga kockat Lego. Kjo veturë mund të shitet deri në 50 mijë euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative Fermerët zviceranë po e nisin me shqetësim vitin e ri. Ata përsëritën kërkesat e tyre të...
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur
-
Cilat marka të veturave i preferojnë zviceranët?