Gruaja
Edlina Asllani, finaliste në “Elite-Model-Look”
Edlina Asllani sapo ka mbushur 15 vjet dhe ka përjetuar tashmë ndjenjën e suksesit në lëmin që ka zgjedhur
Edlina ka hyrë në mesin e 12 finalisteve që nesër, më 29 gusht do të garojnë për titullin e më të mirës në garën për “Elite-Model-Look” që mbahet në Cyrih. Fjala është për një kategori të veçantë të modeleve, siç e tregon dhe emri, “modele elite” të bukurisë dhe elegancës.
Edlina jeton me prindërit në një shtëpi të bukur në Wohlen. Për të po fillon realizimi i një ëndrre, shkruan gazeta lokale “Wohlen Anzeiger”. Por, ndërkohë Edlinës i kanë kushtuar hapësirë edhe gazetat dhe revistat në nivel nacional si “Schweizer Illustrierte”, “Sonntagsblick” etj.
Ka pak kohë që vajza delikate, e gjatë (1.78m) dhe e bukur me rrënjë shqiptare nga Kosova ka vendosur të provojë fatin në pasarelat e modës. Përvoja e parë ka qenë në muajin mars të këtij viti në Lucern, ku ka marrë pëlqimin e një jurie për të shkuar më tutje. “Më 17 maj e kam marrë përgjigjen përfundimtare se mund të marr pjesë në finalen e “Elite-Model-Look””, thotë ajo për medie të ndryshme zvicerane.
Idhulli i saj në këtë fushë është modelja e njohur Mirana Kerr.
Ajo pranon se deri vonë nuk kishte as përafërsisht pamjen që ka sot. “Më parë isha e trashë, vërtetë e trashë, nga trupi”, thotë ajo. Pasi ka humbur në peshë, gjithnjë më shumë njerëz nga rrethi i saj e kanë trimëruar të marrë pjesë në konkursin, në finalen e të cilit ajo do të provojë veten nesër.
Spektakli mbahet në Maag Halle në Cyrih
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave