Shkurt.ch

Autoritetet kërkojnë të dhënat e përdoruesve të facebook-ut

Sipas një “raporti të transparencës” të publikuar nga facebook, organet zvicerane të rendit kanë kërkuar në 32 raste të dhëna nga rrjeti i përmendur social

Kërkimi që autoritetet shtetërore i bëjnë rrjetit social Facebook, për t`ia dorëzuar të dhënat e publikuara aty për persona dhe ngjarje të caktuara, janë një dukuri mjaft e shpeshtë. As autoritetet e Zvicrës nuk bëjnë përjashtim në këtë drejtim.

Kështu, sipas një “raporti të transparencës” të publikuar nga facebook, organet zvicerane të rendit kanë kërkuar në 32 raste të dhëna nga rrjeti i përmendur social. Ky i fundit ndërkaq vetëm në katër raste i është përgjigjur pozitivisht, gjegjësisht i ka dorëzuar të dhënat e kërkuara për katër përdoruesit e facebookut.

Marrë në përgjithësi rrjetit Facebook në gjashtë muajt e parë të vitit i kanë arritur 25000 kërkesa të autoriteteve nga 70 vende për zbulimin e të dhënave të klientëve të tij. Para së gjithash kanë qenë policitë dhe shërbimet e sigurimit ato që kanë kërkuar të dhëna më të detajuara të përdoruesve të këtij rrjeti.