Gjuha
Paralele e re e shkollës shqipe ne Zuchwill/SO
Mësuesja Albana Morina do të udhëheq punën me nxënësit e paraleles së hapur në fillimin e vitit të ri shkollor 2013/ 2014 në Zuchwil pranë Sh.f.“ Pisoni“ në Zuchwil /SO
Si rezultat i një numri takimesh të zhvilluara gjatë vitit shkollor 2012 / 2013 me drejtorin e shkollave në komunën Zuchwil-Solothurn, Stephan Hug, është hapur këtë vit shkollor paralelja e re e mësimit ë gjuhen shqipe.
Bisedimet i kanë zhvilluar përgjegjësi (koordinatori) i LAPSH “Naim Frashëri” për kantonin Solothurn Abas Fejzullahi, veprimtarja Diana Kabashi dhe mësuesja Albana Morina. Me bashkërenditjen e veprimeve, këshillimeve të ndërsjella dhe bashkëpunimin me prindër, u arrit, që fillimi i vitit shkollor 2013/ 2014 të kurorëzohet me hapjen e një paraleleje me nxënës të grupmoshave të ndryshëm. Fillimisht paralelja ka 14 nxënës që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, si mësim plotësues një herë në javë, nga dy orë mësimore.
Mësimi mbahet të hënën pasdite prej orës 15:30. Interesimi i nxënësve dhe i prindërve vërehej se ishte mjaft i kënaqshëm, gjë që jep shpresë për rritjen e numrit të nxënësve dhe për mbarëvajtjen e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Një falënderim i veçantë i takon drejtorit të shkollave në komunën Zuchwil Stephan Hug dhe veprimtares Diana Kabashi, për ndihmën e dhënë për hapjen e kësaj paraleleje dhe përfshirjen e sa më shumë nxënësve shqiptarë në SHSHMP pranë kësaj komune.
Orën e parë e mbajti përgjegjësi i LAPSH“ Naim Frashëri“ për kantonin Solothurn, mësuesi Abas Fejzullahi. Pas paraqitjes dhe njoftimeve ai zhvilloi me nxënës lojën: “Kush e harron shenjën e humb lojën”. Kjo lojë u prit mjaft mirë nga nxënësit pasi që përmes lojës u krijuan rrethanat për lirinë e të shprehurit të secilit nxënës përmes pjesëmarrjes e secilit në lojë për të provuar mbamendjen, që e luajtën mjaft me sukses.
Veprimtarja Diana Kabashi, në vazhdimësi ka bashkëpunuar me të gjithë faktorët për të hapur paralelen me mësim në gjuhën shqipe, pranë komunës në Zuchwil. Ajo banon në këtë lokalitet dhe fëmijët e saj vijojnë SHSHMP në këtë paralele të posa hapur këtë vit shkollor 2013/2014 në Zuchwil/SO.
Mësuesja Albana Morina do të udhëheq punën me nxënësit e paraleles së hapur në fillimin e vitit të ri shkollor 2013/ 2014 në Zuchwil pranë Sh.f.“ Pisoni“ në Zuchwil /SO. Fillimisht mësimi do të mbahet të hënën pasdite prej orës 15:30.
Në të ardhmen shikohen mundësitë për përfshirjen edhe të nxënësve tjerë dhe hapjen e dy pikave shkollore në këtë komunë pasi që disa nxënës vijnë nga një pikë shkollore tjetër, e që ekzistojnë mundësitë për të mos udhëtuar por të hapin pikën shkollore pranë shkollës ku vijojnë mësimin e rregullt në gjuhën vendore.
Abas Fejzullahi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha