Futboll

Sadiku debuton me humbje te Lugano, humb edhe Zürich-u në St.Gallen

Armando Sadiku ka debutuar në ekipin e FC Lugano-s. Sulmuesi i shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të, në ndeshjen që e humbi ekipi i tij, kundër FC Thun-it, me rezultat 1:3, njofton albinfo.ch.

Në pjesën e dytë në lojë u inkuadrua edhe futbollisti tjetër shqiptar, Valon Fazliu. Ai zhvilloi njëzet e dy minuta.

Në ndeshjen e dytë të mbrëmjes në kuadër të javës së 19-të të Super Ligës së Zvicrës, St. Gallen-i me rezultat të njëjtë 3:1 fitoi përballë FC Zürich-ut. Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Toni Domgjoni ishin pjesë edhe FC Zürich-ut gjatë gjithë takimit, ndërsa Mirlind Kryeziu dhe Lavdim Zumberi, nuk u aktivizuan aspak në lojë nga trajneri Magnin.

FC Thun-i e forcoi vendin e tretë, St. Gallen-i ia mori vendin e pestë FC Zürich-ut, kurse FC Lugano mbetën të tetë-t në tabelë.