Shkurt.ch
Një fshat përplot me “Ferrari”
Më shumë se njëqind vetura luksoze “Ferrari” nga e tërë Zvicra u mblodhën në Sarnen. Pronarët e tyre kishin një qëllim për të mbledhur fonde bamirësie.
Dita e veturave “Ferrari” është një aktivitet bamirësie që është zhvilluar të dielën për herë të pestë në Sarnen.
Rreth 150 njerëz kishin mundësinë për t’u shëtitur rrugëve të kësaj zone me njërën prej makinave të kuqe “Ferrari”.
Për të plotësuar këtë ëndërr kushtonte 70 franga.
“Paratë nga shëtitja me “Ferrari” do t’u dhurohen institucioneve sociale në këtë zonë”, thotë organizatori Christian Mooser.
Më shumë se 2000 “tifozë” të “Ferrarit” nga e tërë Zvicra erdhën në Sarnen.
Pronarë të “Ferrarit” kishin ardhur nga e tërë Zvicra, por edhe nga Gjermania dhe Lihtenshtaini.
Ideja për të organizuar një ditë bamirësie me “Ferrari” vjen nga Jo Vonlanthen (71). Ish-vozitësi i Formula 1 është bashkorganizator i ngjarjes.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave