Bota

Shtetet e BE-së, me gjuhë urrejtjeje ndaj emigrantëve

Fjalimet e nxitjes së urrejtjes ndaj migrantëve jo vetëm që janë të përhapura në Itali, por edhe në vende të tjera anëtare dhe ne e ndjekim këtë me shqetësim të madh dhe po punojmë aktivisht për t’i luftuar këto fenomene, deklaroi komisionerja e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, Vera Jourova.

Jourova komentoi mbi rritjen e retorikës antimigratore në Itali, kryesisht të ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, transmeton “ATSH”.

“Nëse njerëzit i shohin të gjitha këto mesazhe urrejtjeje, ata mendojnë se është normale, por kur i dëgjojnë mesazhe të ngjashme nga politikanët, kjo është një shenjë e një shqetësimi të madh për ne”, shtoi ajo, përcjell albinfo.ch.

Ministri Salvini është i njohur për fjalorin e tij ndaj emigrantëve, derisa në disa raste ka kundërshtuar hyrjen e refugjatëve në Itali.