Shkurt.ch
Ora më e saktë në botë
Shkencëtarët amerikanë kanë prezantuar orën e cila është disa herë më e saktë se orët që përdoren aktualisht për të treguar kohën standarde

Ora nuk është e nevojshme që ju të arrini me kohë në një takim, por është shumë e dobishme për kërkime shkencore dhe në përparimet teknologjike, në fusha të tilla si sistemet e navigimit, fusha magnetike apo temperaturat, thuhet në një deklaratë të Andrew Ludlow, shkencëtar në Institutin Kombëtar Amerikan për Teknologji Standarde, të cilën e transmetoi rrjeti televiziv amerikan CNN.
Kjo është një orë atomike që është bërë nga elementi iterbium (YB). Jozyrtarisht është quajtur ora iterbiumike optike. Standardet aktuale në një sekondë maten me orët prej cezium (CS).
Ndërsa orët mekanike përdorin lëvizjen e lavjerrësit, orët atomike përdorin sinjalet elektromagnetike të dritës së emituar në frekuencën e saktë për të lëvizur elektronet në atomet e ceziumit.
Fizikanët kanë bërë orën e tyre me iterbium, duke përdorur rreth 10 mijë atome të rralla të ftohura deri në 10 mikrokelvin dhe të bllokuara në rrjetin optik të dritës laserike. Tjetër laser troket 518 trilionë herë për sekondë, duke shkaktuar një tranzicion mes dy niveleve të energjisë në atome. Stabiliteti i lartë i orës është arritur për shkak të numrit të madh të atomeve.
“Ora e iterbiumit tregon një nivel të pabesueshëm të ri të stabilitetit gjatë matjes së kohës. Nëse punon me qindra milionë vjet, do të fitojë apo të humbë një sekondë”, shpjegon Ludlow.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë Zgjedhësit që votojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 𝟏𝟏...
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
Jeta në Zvicër
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër Më pak njerëz në Zvicër ishin në borxhe në vitin 2024...
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve