Gjuha
Pasaporta shqiptare, edhe për kosovarët dhe të tjerët
"Nese parardhesit tuaj nuk kane pasur asnjehere shtetesi shqiptare por jane me origjine shqiptare duhet te plotesoni formularin B mbi dhenien e shtetësisë shqiptare"
Në një njoftim për medie të ardhur nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë bëhet e ditur se edhe shqiptarët nga Kosova, qe kanë leje qëndrimi në Zvicër (B ose C) mund të aplikojnë dhe kanë të drejtën e shtetësisë e të pasaportës shqiptare njësoj si të tjerët. Por, gjithsesi, për të bërë këtë, duhen plotësuar disa kushte.
Në vazhdim, njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë.
Per formularin qe duhet te plotesoni (per ata qe deshirojne) jane keto udhezime:
-Nese njeri nga parardhesit tuaj ka pasur shtetesi shqiptare (nuk duhet ta ngaterroni me origjinen shqiptare) duhet te plotesoni formularin A (per njohjen e shtetesise).
-Nese parardhesit tuaj nuk kane pasur asnjehere shtetesi shqiptare por jane me origjine shqiptare duhet te plotesoni formualrin B mbi dhenien e shtetesise shqiptare. Aplikim mund ta beni ne ambasaden e RSH ne Berne.
Pas plotesimit te dokumentacionit duhet caktuar takim per te bere aplikimin.
Diten e caktuar per takim duhet te vije personalisht ne ambasade secili aplikues mbi moshen 18 vjeç. Femijet deri 14 vjeç nuk kane nevoje te jene aty, pasi ne emer te tyre aplikon njeri prind. Femijet 14-18 vjec duhet te jene gjate aplikimit pasi kane per te nenshkruar edhe ata ne njeren rubrike te formularit dhe nenshkrimi i tyre duhet vertetuar nga sherbimi konsullor. Per dhollesi të tjera mbi dokumentacionin dhe proceduren e aplikimit shikoni kete vegëz (link): http://www.mfa.gov.al/index.php?option=com_multicategories&view=article&id=8790%3Ambi-njohjen-ose-marrjen-e-shtetesise-shqiptare&Itemid=69&lang=sq (ketu ne rubriken Marreveshja mes Ministrise se Puneve të Jashtme dhe Ministrise se Puneve të Brendshme te RSH gjeni listen e dokumenteve qe duhet t’u bashkangjiten formulareve te aplikimit) Duhet pasur parasysh se çertifikatat e çdo lloji te shtetit nga jeni me origjine (Kosove, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, Zvicer…) si dhe te shtetit ku jeni rezident (normalisht Zvicra) te jene te legalizuara me vulen APOSTILLE dhe te perkthehen ne gjuhen shqipe.
Ne rastin e Kosoves duhen vetem te legalizohen me APOSTILLE pasi certifikatat jane edhe ne gjuhe shqipe. Pagesa behet ne poste diten e aplikimit permes mandatit te pageses qe do t’ju jepet nga ambasada. Pagesa eshte 30 USD dhe paguhet ne vleren perkatese ne franga zvicerane sipas kursit ditor kur do te beni aplikimin.
Per cdo pyetje mund t’i drejtoheni embasades me e-mail:[email protected] ose me tel. 41 31 9526010, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha