Shqipëria
Bën operacion plastik për të ndërruar identitetin!
Personat që interesohen të ikin nga vendi janë të gatshëm të paguajnë shumë të konsiderueshme financiare që janë nga 10 deri në 30 mijë dollarë me shpresën se do të shkojnë në SHBA, Angli apo vende të tjera
Me dëshirën për të ikur nga vendi, shqiptarët vjedhin identitetin e shtetasve të huaj, duke u maskuar herë si grekë, malazezë dhe herë si bullgarë, ku në një rast një person që interesohej të largohej në SHBA, ka kryer dhe operacione plastike me qëllim që të kishte ngjashmëri me një bullgar, të dhënat e të cilit do t’i përdorte në pasaportë.
Shumë shqiptarë kanë krijuar dhe shpikur çdo lloj mënyre, pa llogaritur asnjë kosto financiare apo përgjegjësie ligjore, vetëm e vetëm për t’u larguar nga vendi, shkruajnë mediat shqiptare.
Personat që interesohen të ikin nga vendi janë të gatshëm të paguajnë shumë të konsiderueshme financiare që janë nga 10 deri në 30 mijë dollarë, me shpresën se do të shkojnë në SHBA, Angli apo vende të tjera, ku ata ëndërrojnë, përcjell albinfo.ch.
Në një dokument që zotëron “Shqiptarja.com” thuhet se shqiptarët marrin identitete të personave të huaj, madje bëjnë dhe ndërhyrje kirurgjike estetike për të ndryshuar tiparet e tyre. Në një rast, një shqiptar i quajtur I. Aleti që interesohej të largohej nga Shqipëria në drejtim të SHBA-së, ka shkuar në Bullgari për të bërë një ndërhyrje estetike me qëllim që të ngjante si bullgar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’ Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor do të rriten me 4.4% në 99.118 miliardë CHF këtë vit,...
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në