Ekonomi

Humbje rekord, fondi më i madh i pensioneve në botë

Fondi më i madh i pensioneve në botë ka regjistruar humbje rekord në tre muajt e fundit të vitit 2018, njofton Bloomberg, përcjell albinfo.ch.

Fondi i Investimeve Pensionale të Qeverisë Japoneze (GPIF) njoftoi se ka përfunduar tremujorin e fundit të vitit me një humbje prej 9.1%, ose 14.8 trilionë jenë, me vlerë 136 miliardë dollarë.

Rënia e aseteve, si dhe humbja, kanë qenë rekord në 10 vjetët e fundit.

Arsyeja kryesore për performancën e dobët të fondit është kryesisht për shkak të aksioneve të kompanive vendore, pasuar nga aksionet e emetuesve të huaj.

Asetet e Fondit kanë rënë në 150.7 trilionë jenë, ekuivalente me 1.4 trilionë dollarë.

Përkatësisht, aksionet ishin arsyeja kryesore për “GPIF” që të publikojë rezultate të mira në dy vjetët e fundit. Megjithatë, shitjet e regjistruara në tregjet në muajt e fundit të vitit 2018 çuan në rezultate të dobëta në fund të vitit të kaluar.

Pavarësisht rënies në tremujorin e fundit, “GPIF” arriti një profit mesatar vjetor prej 2.7% nga 2001 e tutje.