Futboll

Genigips Cup dhe finalja e profesionistëve në turneun e FC Besës

Ludovikët fitojnë me Kristian Nushin turneun Genigips Cup në futsal kundër profesionistëve iranianë.

Video

Me qindra futbollistë të nacionaliteteve të ndryshme iu kanë përgjigjur ftesës së klubit futbollistik Besa për të marrë pjesë në turneun treditor, Genigips Cup, të organizuar në Mörschwil- St. Gallen.

Mbi 50 ekipe pjesëmarrëse kanë treguar spektakël të bukur futbolli në futsal, duke startuar të premten në mbrëmje me ekipe të firmave dhe për të vazhduar me futbollistë aktiv të shtunën e të dielën.

Turneun Genigips Cup 2019 e kanë fituar me rezultat të thellë lojtarët e ekipit Ludovik, të cilët kanë “shkelur”, por vetëm pas pjesës së dytë, me rezultat të thellë, 4-1, finalistët e skuadrës kundërshtare me emrin International. Të dyja këto dy skuadra kanë treguar futboll cilësorë gjatë gjithë turneut.

Fituesit e turnirit Geni Cup, Ludovik

Me Ludovikët si protagonistë të golave të bukur shquheshin Granit Çekaj e ish-lojtari i përfaqësueses së Kosovës dhe FC St. Gallenit, Kristian Nushi. Kurse në ekipin International dominonte lojë kolektive që i prinin tri ish-futbollistë profesionist të futsalit që kishin luajtur për Iranin dhe Afganistanin para se të emigronin në Zvicër.

Vendi i dytë ekipi International

Çmimi i lojtarit dhe portierit më të mirë ka mbetur tek këto dy skuadra finaliste. Juria e FC Besës i ka dhënë çmimin e lojtarit më të mirë, ish futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, Kristian Nushit. Kurse çmimin e portierit më të mirë i kanë ndarë portierit të skuadrës International, Prenk Gjidodaj. Përderisa fairplay ka shkuar tek skuadra Bugja.

Taturi fitues ne grupin e firmave

Ndërkaq Taturi nga Winterthuri është fituese e turneut të firmave që është zhvilluar të premtën.

Granit Çekaj&Kristian Nushi

 

Disa nga juniorët e FC Besës
Juniorët e vegjël
çmimet