Integrimi
Një kishë shqiptare përfshihet nga zjarri
Një kishë historike e shqiptarëve të Bostonit u përfshi të mërkurën nga flakët. Kisha e Shën Jan Pagëzorit ndodhet në Broadway të Bostonit jugor.
Zjarri filloi pak pas orës 9 të mëngjesit dhe rreth orës 13:30 flakët ishin shuar, por zjarrfikësit thanë se brenda kishës ende kishte vatra të ndezura. Askush nuk ndodhej në ndërtesë kur shpërtheu zjarri, raporton VoA.
“Është tepër e trishtueshme. Prindërit e mi janë martuar këtu”, thotë Cindy Vasil Brown.
Tetë zjarrfikës morën plagë të lehta, thanë zyrtarët. Zjarrfikësit u urdhëruan të largoheshin sapo disa pjesë të tavanit të brendshëm filluan të shemben. Dy prej tyre u trajtuan për dëmtime si pasojë e tymit dhe e djegieve. Ndërtesat aty pranë u evakuuan si masë mbrojtjeje.
Kjo kishë ortodokse shqiptare është ndërtuar në vitin 1824. Në Bostonin jugor ka disa kisha ortodokse shqiptare, më e madhja prej të cilave është ajo e Shëngjergjit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025