Shkurt.ch
“Ajfoni” juaj shpenzon më shumë rrymë se frigoriferi!
Energjia më e shumtë që i duhet iPhone nuk është ajo gjatë ngarkimit por gjatë lidhjeve pa tela (vireles), bartjes së të dhënave etj.
Një iPhone shpenzon më tepër energji elektrike brenda vitit se sa një frigorifer mesatar. Këtë fakt dëshpërues e ka konstatuar një studim i realizuar së fundi nga Digital Power Group, një firmë për këshillime në lëmin e shpenzimit të energjisë.
Më konkretisht, përderisa një frigoriferi mesatar për të funksionuar i duhen 322 kilovat orë energji, një telefon “i mençur” iPhone për një vit shpenzon 361 kilovat orë. E veçanta që sjell në dritë ky studim është se energjia më e shumtë që i duhet iPhone nuk është ajo gjatë ngarkimit por gjatë lidhjeve pa tela (vireles), bartjes së të dhënave etj.
Sipas Digital Power Group, në botë sot vetëm për sistemet komunikatave shpenzohen 1500 terrawat orë që është 10 për qind e gjithë energjisë së shpenzuar globalisht. Ose, aq sa shpenzojnë energji Gjermania dhe Japonia marrë së bashku, shkruan dailymail.uk.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave