Maqedonia

Opozita nuk beson në sinqeritetin e BDI-së për kandidat për president

Partitë shqiptare në opozitë e vlerësojnë si jo të sinqertë qëndrimin e BDI-së për kandidatin e përbashkët shqiptar për president, por edhe gatishmërinë për të garuar bashkërisht. 

Kreu i Aleancës Shqiptare, Ziadin Sela, vlerëson se çdo gjë që del nga BDI-ja duhet përbuzur nga shqiptarët, duke i kujtuar Ahmetit qëndrimin e tij se “nuk ulet me horra”.  

Lidhur me kandidatin e përbashkët me opozitën shqiptare, Sela shton se një gjë e tillë do të diskutohet në mbledhjen e partisë. 

Ndërsa partia “Besa” e Bilall Kasamit është pro që shqiptarët të dalin me një kandidat të përbashkët mbipartiak, duke i kujtuar BDI-së se unifikimin e faktorin politik shqiptar e kërkon vetëm në situata kur has në vështirësi me partnerët e koalicionit. 

Ndërsa partia Besa që udhëhiqet nga Afrim Gashi, e që është pjesë e Qeverisë, njofton se janë duke i shqyrtuar të gjitha opsionet. LSDM dhe PDSH nuk kanë komentuar qëndrimet e BDI-së ndaj kandidatit për president.