Sporte Luftarake

Majlinda Kelmendi nuk merr pjesë në Grand Slamin e Parisit

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, nuk do të marrë pjesë në Grand Slamin e Parisit, që do të mbahet më 9 dhe 10 shkurt. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Kelmendit, Driton Kuka, duke thënë se Majlindës i nevojitet pushim. Xhudistja e kategorisë deri 52 kilogramë e fitoi medaljen e artë javën e kaluar në garën e Çmimit të Madh të Tel Avivit, përcjell albinfo.ch.

27-vjeçarja është duke marrë veten pas pauzës që e pati vitin e kaluar për shkak të lëndimit të gjurit. Trajneri Kuka, në mungesë të Majlindës, do t’i dërgojë në Paris xhudistët e tjerë, nga të cilët pret paraqitje të mira.