Shkurt.ch
Lind foshnjën në aeroplan
Shtatzënën e ndihmuan gjatë lindjes një mami e gjendur rastësisht në mesin e pasagjerëve dhe ekipi i fluturimit.
Një grua 39 vjeçare ka sjellë në jetë foshnjën e saj gjatë fluturimit në linjën nga Casablanca në Bolonjë. Dhimbjet e lindjes, gruas i ishin paraqitur menjëherë pas ngritjes së aeroplanit të kompanisë ajrore Royal Air Maroc, ka bërë të ditur të martën agjencia zyrtare e lajmeve e Marokut MAP.
Për këtë arsye bordi kishte vendosur të devijonte rrugën për në Barcelonë, si aeroport më i afërt. Megjithatë, foshnja u lind ende pa aterruar aeroplani. Shtatzënën e ndihmuan një mami e gjendur rastësisht në mesin e pasagjerëve dhe ekipi i fluturimit.
Pas aterrimit, nëna me foshnjën janë dërguar në një spital në Barcelonë, ku, sipas kompanisë ajrore të Marokut, të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nacionaliteti i nënës nuk është publikuar.
Pas një ndalese rreth 50 minuta në Barcelonë, aeroplani ka vazhduar fluturimin për në Bolonjë.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave