Futboll
FFSHGJ shpall më të mirët në Gjermani
AKV Bardhodh Gërvalla Ludwigsburg është klubi më i mirë për vitin 2018, kurse FC Liria Berlin kampione e Ligës në Futsal

FFSHGJ organizoi Ligën Shqiptare në Futsal dhe manifestimin për shpalljen e sportistëve të vitit, kanë njoftuar në rrjetet sociale.
AKV Bardhodh Gërvalla Ludwigsburg është klubi më i mirë për vitin 2018, kurse FC Liria Berlin kampione e Ligës në Futsal, përcjell albinfo.ch.
Gjatë dy ditëve të fundjavës, Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani pati në program dy aktivitete të mëdha sportive: Ligën Shqiptare në Futsal për Gjermani si dhe manifestimin për shpalljen e sportistëve më të mirë për vitin 2018.
FFSHGJ dhe FC Liria Berlin të mbështetur nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në kryeqytetin gjerman për herë të parë organizuan Ligën Shqiptare në Futsal për Gjermani.
Në sezonin e parë morën pjesë 6 ekipet me aktive që në Gjermani kanë edhe klubet e futbollit.
Në këtë aktivitet morën pjesë Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) i shoqëruar nga Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK- së si dhe anëtarët e KE, Vjollca Krasniqi, Mirsad Çollaku dhe Bekim Rexhepi, Isni Kilaj, zëvendësministër në MDIS e Elis Badalli, udhëheqës i Divizionit për kulturë, rini e sport në MDIS, Binak Berisha, ministër-këshilltar e Driton Vrajolli, atashe policor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin.
Në hapjen solemne ekipet i përshëndeten presidenti Agim Ademi e zëvendësministri Isni Kilaj, kurse garat i shpalli të hapura Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ.
Në këtë garë morën pjesë: FC Liria Berlin, FC Kastrioti Stukenbrock, FC Besa Gießen, SC Drita Kosova Kornwestheim, FC Kosova Berlin dhe FC Kosova Frankfurt.
Xhiroja e parë:
FC Liria Berlin – FC Kastrioti Stukenbrock 1:1
FC Kosova Frankfurt – SC Drita Kosova Kornwestheim 6:2
FC Besa Gießen – FC Kosova Berlin 2:3
Xhiroja e dytë
FC Liria Berlin – FC Kosova Frankfurt 3:0
SC Drita Kosova Kornwestheim – FC Kosova Berlin 1:3
FC Kastrioti Stukenbrock – FC Besa Gießen 0:0
Xhiroja e tretë
FC Kosova Berlin – FC Liria Berlin 1:5
FC Kastrioti Stukenbrock – FC Kosova Frankfurt 5:2
FC Besa Gießen – SC Drita Kosova Kornwestheim 3:2
Xhiroja e katërt
FC Kastrioti Stukenbrock – FC Kosova Berlin 2:3
FC Liria Berlin – SC Drita Kosova Kornwestheim 1:1
FC Besa Gießen – FC Kosova Frankfurt 2:2
Xhiroja e pestë
SC Drita Kosova Kornwestheim – FC Kastrioti Stukenbrock 1:5
FC Kosova Frankfurt – FC Kosova Berlin 4:2
FC Liria Berlin – FC Besa Gießen 4:2
Tabela
1 .FC Liria Berlin 11
- FC Kosova Berlin 9
- FC Kastrioti S. 8
- FC Kosova Frankfurt 7
- FC Besa Gießen 5
- SC Drita Kosova K 1
Pas mbarimit të garave në kuadër të Ligës Shqiptare në Futsal, në mbrëmje, në një ambient shembullor, të përgatitur nga FC Liria Berlin e në praninë e disa qindra sportistëve e simpatizuesve u bë shpallja e më të mirëve në Gjermani për vitin 2018.
Komisioni i përbërë nga Miftar Dragidella, Mustafë Bellaina e Haki Çollakaj kishin vendosur për listën e më të mirëve në kuadër të klubeve shqiptare në Gjermani.
Në këtë manifestim u bë një minutë duartrokitje për legjendën e futbollit të Kosovës dhe ish-presidentin e FFK-së, Fadil Vokrrin.
Epiteti i klubit më të mirë i takoi AKV Bardhosh Gërvalla nga Ludwigsburgu, klub që gjatë vitit të kaluar ishte fitues i Kupës së Kosovës në Gjermani, fitues i Kupës së klubeve shqiptare në Evropë dhe në ndeshje me fituesin e kupës së Kosovës, FC Prishtina pësoi me penallti pasi koha e rregullt ishte mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.
Futbollisti më i mirë i vitit u shpall Fatos Povataj nga AKV Bardhodh Gërvalla Ludwigsburg kurse edhe çmimi për trajnerin më të mirë të vitit i takoi trajnerit të këtij klubi, Ramazan Kamberit.
Punëtori më i mirë sportiv i vitit u shpall Shaban Bitiqi nga FC Kosova Frankfurt, kurse në nëntë pozitat vijuese të futbollistëve të vitit u gjenden edhe:
- Ermir Doçi, SC Drita Kosova Kornwestheim
- Flakron Thaçi, FC Kosova Frankfurt
- Metin Pepaj, FC Kosova München
- Fabjan Përdedaj, FC Liria Berlin
- Getarb Sali, FC Kastrioti Stukenbrock
- Evzi Salievski, KF Kosova Bernhausen
- Jeton Gashi, FC Besa Gießen
- Kenan Haziri FC Albania Mainz-Kastel
- Hedon Tërpeza FC Kosova Düsseldorf
Kupat, mirënjohjet dhe medaljet i ndanë Agim Ademi, president i FFK-së, Isni Kilaj, zëvendësministër në MDIS, Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ, Enver Muzliukaj, nënkryetar i FFSHGJ dhe Miftar Dragidella, sekretar i përgjithshëm i FFSHGJ.
Në këtë kuadër edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi ndau dhurata për nikoqirin.
Po ashtu edhe FC Liria Berlin që bën gara në ligën më të lartë të futsalit në Gjermani, klubeve pjesëmarrëse ua dhuroi nga një top të futsalit.
Mysafirët e kësaj mbrëmjeje i argëtoi këngëtari i adhuruar Bajram Gigolli si dhe me disa valle grupi i valltarëve të rinj nga Berlini.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër Luli & Goni Lemes” nuk është thjesht një film me batuta. Përveç të qeshurave, filmi do...
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
Jeta në Zvicër
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë Sipas federatës së prodhuesve zviceranë të çokollatës, Chocosuisse, këtë vit në Zvicër janë prodhuar rreth 23...
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën
-
Nëse trashëgoni mbi 40 mijë franga në Zvicër, duhet të ktheni ndihmat shtesë
-
Gjashtë fakte të vështira që duhet të dinë të huajt që kërkojnë punë në Zvicër